U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri dy ditë më parë, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ e drogës në Frakull
08/08/2026 09:30
Është mbajtur në GJKKO seanca ndaj kolumbianit Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i dënuar me 14 vite burg për laboratorin e kokainës në Frakull.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Rodriguez u la në arrest me burg nga GJKKO.
53-vjeçari u ekstradua nga Kolumbia dhe mbërriti në Shqipëri të enjten në mbrëmje.
Rodriguez është një nga trafikantët e përfshirë në dosjen e Frakullës, i njohur ndryshe si “Kimisti”, i cili pas operacionit antikokainë kishte arritur të largohej nga Shqipëria.
Top Channel