Festë me “Verë dhe Portokalle”, humori ndez qytetin e Belshit, trupa e “Portokalli” mbush shëtitoren buzë liqenit

07/08/2026 12:35

“Verë dhe portokalle” ndezi qytetin e bukur të Belshit në një atmosferë plot energji dhe të qeshura.

Aktorët më të dashur të humorit dhuruan spektakël ndërsa morën shumë dashuri nga qindra njerëz që mbushën shëtitoren buzë liqenit.

Teksa ndodhet në mes të turneut të këtij viti “Verë dhe portokalle” po gjallëron qytetet në të gjithë Shqipërinë.

Tashmë më shumë se 10 vite që turneu nisi për të qenë më pranë publikut e për të dhuruar atmosferën e mrekullueshme që meriton stina e nxehtë.

 

Top Channel