Gratë gatuajnë, burrat pjekin/ Festa e Lakrorit në Polenë të Korçës me shijen e famshme korçare me serenatat

08/08/2026 15:33

Tradita e përgatitjes së lakrorit nga duart e amvisave korçare, me petë të holla të hapura me mjeshtëri dhe e pjekur në saç, erdhi e gjallë edhe këtë vit me të gjithë shijen e saj unike.

Festa e Lakrorit mblodhi si çdo vit vizitorë vendas e të huaj në fshatin Polenë të cilët iu bashkuan festimeve për të shijuar një nga simbolet më përfaqësuese të kulinarisë së zonës.

Kjo traditë e hershme, e ruajtur me fanatizëm dhe e transmetuar nga brezi në brez, angazhon çdo anëtar të familjes me role të ndara.  A Amvisat kujdesen për procesin e gatimit kurse burrat për pjekjen.

Teksa në Polenë aroma e saçit të nxehtë mbushi hapësirën e festimeve, për ojesëmarrësit festa është kthyer në një ftesë për të gjithë shijuesit e ushqimit tradicional.

Festa u shoqërua gjatë gjithë mbrëmjes me një atmosferë artistike, ku nuk munguan serenatat korçare, muzika popullore dhe vallet tradicionale që mblodhën qytetarët rreth skenës deri në orët e vona.

Top Channel