Real Madrid, Jose Mourinho vendos rregulla të reja për futbollistët, ja për çfarë bëhet fjalë…
Nuk është vetëm Marash Kumbulla ai që bëhet me skuadër të re. Edhe Taulant Seferi ka ndryshuar skuadër për të vijuar karrierën e tij.
Sulmuesi shqiptar ka vendosur të qëndrojë në futbollin turk teksa ka pranuar kalimin e tij nga Bodrumspor te Kayserispor që sezonin e kaluar ra në Ligën e Parë.
Skuadra turke zyrtarizoi gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale teksa i uroi mirëseardhjen futbollistit nga Kumanova. Taulant Seferi, ishte një prej futbollistëve më të mirë sezonin e kaluar te Bodrumspor teksa shënoi 17 gola dhe dha 7 asist në 40 ndeshje të luajtura me këtë skuadër.
Futbollisti kuqezi gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe në skuadra të tilla si Baniyas, Vorskla Poltava, Tirana, Xamax, ëinterthur, ëohlen, Young Boys dhe Rabotnicki.
Top Channel