Marash Kumbulla do të vazhdojë aventurën e tij në kampionatin spanjoll. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është zyrtarisht pjesë e Rayo Vallecanos ku do të gjejë një tjetër mbrojtës kuqezi, Ivan Balliu.

Skuadra madrilene bëri të ditur arritjen e marrëveshjes me Romën për transferimin e 26 vjeçarit në Madrid në formë huazimi deri në përfundim të sezonit 2026/2027. Marash Kumbulla ishte edhe në shënjestrën e disa klubeve të tjerë të La Liga si Levante dhe Elche, por në fund zgjodhi të luajë për skuadrën e drejtuar nga Beñat San José.

Futbollisti i kombëtares shqiptare e nisi karrierën e tij te Verona duke tërhequr vëmendjen e Romës që e bleu në verën e 2020 për më shumë se 25 milionë euro. Tashmë në moshën 26 vjeçare, Kumbulla është në kontratën e tij të katër të huazimit pas atyre me Sassuolon në 2023-24, Espanyol në 2024-25 dhe Mallorca në 2025-26.

Versionin më të mirë të tij, Kumbulla e shfaqi pikërisht në sezonin 2024-2025 me skuadrën e Espanyolit të trajnerit Manolo Gonzalez me të cilin vazhdon të jetë në kontakt. Me skuadrën katalanase, Kumbulla u aktivizua për 2976 minuta në La Liga që do të thotë se ka luajtur në 35 ndeshje, 34 nga të cilat si titullar dhe shënoi edhe 3 gola.

Top Channel