Hetuesit e BKH i kanë komunikuar sot akuzën e shkeljes së barazisë në tendera Belinda Ballukut, ish-zëvendës kryeministre e vendit.

Ajo u paraqit sot në SPAK e shoqëruar nga avokati i saj, duke qëndruar për rreth 20 minuta.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se sot ajo nuk është pyetur, pasi ka thënë se rezervon të drejtën për tu pyetur në një moment tjetër.

 

Top Channel