“Mos bëni zhurmë se…”/ Krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin
Deputeti socialist Erion Braçe thotë se do duhet të kthehet edhe një herë Bordi i Transparencës, pas rritjes së fundit që i është bërë naftës në vendin tonë, duke shkruar në 214 lekë për litër.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se rritja është e qëllimshme dhe se sezoni turistik mund të marrë një goditje kolosale, duke i kthyer destinacionet turistike në vende qëndrimi dhe jo vende të vizitueshme.
“Nafta kerceu sot ne 214-216 leke per liter; E zakonshmja kjo. Nafta tjeter, ajo e mira qe nuk te djeg makinen,
Nis me 218 dhe arrin ne 230 leke per liter. Tregtaret e rriten cmimin ne nisje te fundjaves, kur ndodh gjithashtu fluksi me i madh i pushuesve te korrikut qe kthehen dhe fluksi edhe me i madh i pushuesve te gushtit qe shkojne ne destinacionet turistike.
E qellimte? Ja ben muuuuuuuu! E njejta gje edhe sot ne itali nga mjeshtri i kartelit te naftes kopjon vazhdimisht.
Nje jave e pak me pare kerkova kthimin ne pune te bordit-paralajmerova kete qe po ndodh sot; E dija qe keta qe nuk fituan me lopate gjate kohes se bordit, do benin cmos te fitonin me koven e skrepit tani, ne pik te sezonit!
Duhet bordi qe keta mos i japin nje goditke fatale sezonit ne kulm te tij, duke shtrenjtuar e thuajse kufizuar levizshmerine neper destinacionet e ketij vendi”, shkruan Braçe.
Top Channel