Top Story/ A kanë firmosur një referendum? Protestuesi: Edhe nëse ikën Rama problemet nuk ndryshojnë, por…

30/07/2026 22:33

Mbrëmjen e sotme në Top Story, në një lidhje direkte nga Austria, Besmir Semanaj ka treguar sesi u bë pjesë e protestave kundër projektit të Zvërnecit, dhe sesi nisi tubimi atje.

Ai tregoi se ‘katalizatori’ ishte gjenerata Z, dhe se në Austri organizimi nisi nga një grup WhatsApp, ku bëheshin dhe bëhen njoftimet.

Sipas tij, ka një organizator që detyra e tij është të marrë leje në polici për mbajtjen e protestës dhe sigurimin e fonisë.

“Katalizatori i vërtetë ishte Gjenerata Z, nuk kemi të bëjmë me një organizim të mirëfilltë. Këtu në Austri ne njihemi, dikush hapi një grup WhatsApp dhe u bashkuan me qindra shqiptarë. Kemi një nëngrup me koordinatorë që kanë për detyrë të marrin leje pranë policisë australiane të sjellin foninë. E njëjta mënyrë ka ndodhur në të gjitha qytetet e botës, në mbi 67 qytete në 21 shtete që aktualisht po protestohet.

Dëshira jonë do ishte që të mos shkonin kaq gjatë këto protesta dhe të mbylleshin me plotësimin e kërkesave tona, por mesa duket do të vijojmë akoma”, u shpreh Besmir Semanaj.

I pyetur nga Grida Duma nëse ka ndonjë dokument të shkruar në formë referendumi, ai u përgjigj: Ky është një organizim vullnetar, nuk ka një referendum.

“Protesta do mbyllet në momentin që do realizohet pikat që janë kërkuar nga protestuesit në Tiranë, ne nuk kemi kërkesa ekstra, u bashkohemi atyre. Ne po kërkojmë ndryshim të sistemit jo për lidera të rinj, sepse dhe nëse ikën Rama problemet nuk ndryshojnë, pra pa ndryshim të klasës politike nuk kemi zgjidhje të problemeve”, shtoi ai.

Top Channel