Dogana greke në grevë, radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës
27/07/2026 09:11
Është krijuar radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës, në dalje nga Shqipëria, si pasojë e grevës së zhvilluar nga pala greke në doganë, e cila ka nisur nga ora 05:00 dhe do të zgjasë deri në orën 09:00 të mëngjesit.
Burime nga autoritetet kufitare bëjnë me dije se vonesat janë shkaktuar nga kufizimi i përkohshëm i procedurave në anën greke.
Sipas të njëjtave burime, sapo dogana greke të rikthehet në funksionim normal, pala shqiptare do të shtojë numrin e sporteleve si në dalje, ashtu edhe në hyrje, me qëllim përballimin sa më të shpejtë të fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve.
Top Channel