“Ka marrë vajzën, por nuk e dimë se ku e ka çuar”/ Krimi në familjen në Roskovec, flet e afërmja: Ish-të fejuarën e kërcënonte me armë, ishte në arrest shtëpie, por dilte gjithmonë

24/07/2026 09:40

Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec.

Një 35-vjeçar, i njohur në fshat me emrin Nertil Buzi, shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij, ku qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të saj. Si pasojë mbeti i vrarë ish-vjehrri i tij, 55-vjeçari Arben Plaka, ndërsa ish-vjehrra mbeti e plagosur. Pas ngjarjes, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër. Ka marrë vajzën dhe se ku e ka çuar nuk e dimë. Ai ka qenë i dhunshëm. Ata kanë bashkëjetuar prej disa kohësh, por kishin kohë të ndarë. Edhe në Tiranë kishte dalë me pistoletë. Vajza ka qenë studente atje. Ca kohë ka qenë edhe në burg, pastaj në arrest shtëpie, por dilte gjithmonë nga shtëpia”, u shpreh një nga banoret e fshatit.

Top Channel