Dita e 84-t e protestës/ Marshimi në rrugët e Tiranës nis mes tensionit, dy zonja nuk lejohen të flasin në megafon. Debat mes tubuesve Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Përparim.
Siç raporton korerspondentja e Top Channel Bruna Kërcyku, një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor 73-vjeçar.
Bëhet fjalë për Agim Hoxhën, 73 vjeç, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një furgon në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Aksidenti ndodhi pak pas orës 10:00 dhe, si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari pësoi dëmtime të rënda, të cilat rezultuan fatale.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
Top Channel