Rama mbledh nesër socialistët/ Deputeti Bido në “Top Story”: Do të ketë qëndrim politik për mësimet e marra. Dudushi: Ja dy skenarët e kryeministrit
“Top Story” diskutoi mbrëmjen e sotme për protestën, teksa deputeti Redi Muçi u shpreh se hedhja e vezëve ishte simbol paqësor.
Nga ana tjetër deputeti socialist Ardit Bido u ndal tek numri i protestuesve, ku u shpreh se nuk mund të quash popull 200 veta që dalin në protestë.
Muçi: Sot ndodhi një gjest simbolik tërësisht paqësor, me veprime simbolike që është veza, të cilat i bëjnë me turp deputetët. Që duhet t’i bëjnë me turp deputetët.
Bido: Militantët e tu?
Muçi: Duhet t’i bëjnë shumë e më shumë trup deputetët. Ne jemi në protestë, bëjmë thirrjet tona. Deputetët e PS-së janë në pushtet, megjithëse thirrjet që në fillim kanë qenë “Rama n’burg, Berisha n’burg”, në fund të ditës ata që kanë përgjegjësi dhe që e mbajnë Ramën në pushtet janë deputetët, që i kemi të ulur këtu përballë. Ata duhet të kenë turp, duhet të mbajnë përgjegjësi.
Rama dhe deputetët e PS-së nuk ia kanë dalë mbanë që të japin një përgjigje politike, flasin për agjentë, flamingo, sorra. Politikisht çfarë po ndodh?! Është populli i mllefosur. Përderisa këta nuk mbajnë përgjegjësi politike, populli ka të drejtë t’i bëjë me turp, përgjegjës.
Bido: Pra populli 200 veta?
Grida Duma: Pjesë e popullit janë edhe ata.
Bido: Pjesë e popullit?
Grida Duma: Pjesë e popullit jemi edhe ne, kjo ndasia është problem domethënë.
Bido: Pjesë e popullit jemi edhe ne këtu, pse nuk na hidhni vezë këtu. Pse nuk ndodh kjo gjëja që na hedhin vezë, me këmbë eci në qytet, nuk më ka ndodhur kjo s’kemë të më hedhin vezë.
Muçi: Populli ka të drejtë t’ua vërë në dukje që protesta po ndodh dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi politike. Unë si deputet i Lëvizjes Bashkë kam marrë detyrën për ta përfaqësuar në Kuvend. Kam marrë riskun të përballem, jo vetëm me vezë, por edhe me gurë, patronazhistë. Legjitimetin mua ma ka dhënë pozicioni. Legjitimitetin që më jep mua qëndrimi ynë politik si Lëvizje Bashkë nuk ia jep Arditit qëndrimi i tij në PS.
Top Channel