Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, Presidenti Begaj kontakton ministrin e Drejtësisë për procedurat e lirimit

22/07/2026 17:09

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, menjëherë pas marrjes së informacionit për lajmin në Top Channel për arrestimin e nënës 34-vjeçare në Rinas, është interesuar pranë organeve ligjzbatuese që çështja të zgjidhet dhe nëna e tre fëmijëve të mitur të lihet e lirë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Presidenti ka kërkuar informacione nëse e reja përfiton nga amnistia e nëse jo, ka kërkuar propozim zyrtar nga ministria e Drejtësisë për amnisti personale për të, pasi është nënë e tre fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve i sëmurë.

34-vjeçarja u arrestua me të mbërritur në Rinas dhe u dërgua na burg bashkë me foshnjën 7 muajsh pasi ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje.

Top Channel