Messi nuk shkëlqen në finalen e Botërorit, vetëm një gjuajtje në 120 minuta nga kapiteni argjentinas/ Ja nota e “Pleshtit” nga Sofascore

20/07/2026 00:11

Lionel Messi nuk arriti të lërë gjurmë në finalen e Kupës së Botës 2026, ku Argjentina u mposht 1-0 nga Spanja pas kohës shtesë.

Kapiteni argjentinas u vlerësua me notën 7.2 nga platforma e specializuar Sofascore, në një ndeshje ku nuk pati ndikimin e zakonshëm në fazën sulmuese.

Sipas statistikave, Messi e mbylli finalen pa shënuar gol, ndërsa regjistroi një Expected Goals (xG) prej vetëm 0.03, një tregues që pasqyron mungesën e rasteve të pastra për shënim.

Ylli 39-vjeçar provoi vetëm një gjuajtje gjatë gjithë ndeshjes, e cila u bllokua nga mbrojtja spanjolle. Ai nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje në kuadrat, duke u neutralizuar pothuajse plotësisht nga organizimi mbrojtës i “La Roja”.

Statistikat e Lionel Messit në finale:

Nota Sofascore: 7.2

Gola: 0

Expected Goals (xG): 0.03

Gjuajtje totale: 1

Gjuajtje në kuadrat: 0

Gjuajtje të bllokuara: 1

Pavarësisht pritshmërive të mëdha, Messi nuk arriti të udhëhiqte Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit botëror. Spanja dominoi pjesën më të madhe të finales dhe e zgjidhi sfidën në minutën e 106-të me golin e Ferran Torres, duke u shpallur kampione e botës.

Top Channel