“Luftëra botërore për shpopullim”, Cako në “Top Story”: Do të na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve

20/07/2026 22:07

Analisti Alfred Cako ka bërë një sërë deklaratash të forta në emisionin “Top Story” në Top Channel me Grida Dumën, ku ishte i ftuar mbrëmjen e sotme.

Cako foli për parashikimet që, sipas tij, kishte bërë Phil Schneider, duke pretenduar se bota po ndjek një plan të ndarë në katër faza, që përfshin luftërat, hologramet, kontrollin e mendjes dhe një sulm të simuluar nga alienët.

“Phil Schneider, i cili është vrarë, ka parashikuar katër faza. Një, do të bëhen luftëra në vende ku ka site të rëndësishme dhe të vjetra arkeologjike. U bënë luftëra në Irak, gjithashtu edhe në Iran, kudo goditen sitet arkeologjike për tu shkëputur sa më shumë me botën e shkuar të njerëzimit.

E dyta, kur nuk egzistonte hologrami ku kanë folur këta, do të shfaqet Jezusi në qiell do të shfaqet Jezusi apo Buda duke folur. E treta, do të jetë telekomunikimi përmes valëve të shkurtra që do të na flasin për të na ndryshuar mendimet nëpërmjet sistemit Harp.

Dhe e katërta, do të bëhet një filmim holografik, ku ne do të na simulohet një sulm i alienëve. Kjo do të bëhet pasi të mbyllen edhe luftërat botërore të planifikuara, që do të çojnë drejt shpopullimit”, u shpreh Cako.

Top Channel