Foto/ “Një turp”, finalja e Botërorit, sulmuesi i Spanjës sulmon ashpër FIFA-n për çmimet e biletave

19/07/2026 17:55

Sulmuesi i Spanjës, Borja Iglesias, ka reaguar ashpër ndaj FIFA-s për çmimet e biletave të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Futbollisti 33-vjeçar i Borja Iglesias, i cili aktivizohet me Celta Vigo, përdori rrjetet sociale për të kritikuar organizatorët dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, pas publikimit të çmimeve për tifozët.

Duke shpërndarë një imazh të stadiumit në Nju Jork me çmimet e biletave për sektorët e ndryshëm, sulmuesi spanjoll shprehu pakënaqësinë e tij me një mesazh të shkurtër, por të fortë: “Një turp”.

Reagimi i Iglesias vjen në një kohë kur çmimet e biletave për finalen kanë shkaktuar debate të shumta mes tifozëve, shumë prej të cilëve kanë kritikuar kostot e larta për të ndjekur nga afër ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë një nga eventet më të ndjekura sportive në botë, por çështja e aksesit të tifozëve në stadium ka hapur diskutime mbi politikat e FIFA-s për çmimet dhe përfshirjen e mbështetësve të zakonshëm.

Top Channel