Anglia, zhgënjimi i Tuchel: Lejuam shumë pas avantazhit, i kuptoj kritikat
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas gjysmëfinales spektakolare të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 dhe siguroi një vend në finalen e madhe.
Në një postim në Instagram, Infantino përgëzoi Argjentinën për suksesin, ndërsa vlerësoi edhe Anglinë për paraqitjen e saj.
“Çfarë gjysmëfinaleje intensive, emocionale dhe e jashtëzakonshme në Atlanta! Urime Argjentinës për një fitore fantastike dhe bravo Anglisë që i dhuroi botës kaq shumë momente të bukura. Tifozët krijuan sërish një atmosferë të mrekullueshme. Kanë mbetur edhe dy ndeshje, qëndroni me ne për një fund epik!”, shkroi kreu i FIFA-s.
View this post on Instagram
Megjithatë, vëmendjen e shumë përdoruesve e tërhoqi fakti se komentet në postimin e tij ishin të çaktivizuara. Në rrjetet sociale kjo u komentua gjerësisht, sidomos pas emocioneve dhe polemikave që shoqëruan ndeshjen.
Në fakt, mbyllja e komenteve nuk është diçka e re për Infantinon. Presidenti i FIFA-s i ka komentet të çaktivizuara pothuajse në të gjitha postimet e tij në Instagram, por këtë herë ky detaj mori më shumë vëmendje për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe interesit të madh të tifozëve për të reaguar.
Top Channel