Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës.

I lënduari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se plagët e marra nga goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Top Channel