Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet në fuqi masa e pezullimit nga detyra
Policia e Krujës ka identifikuar dhe shoqëruar brenda pak orësh autorin e dyshuar të tentativës për vjedhje në një market në pedonalen e qytetit, ngjarje e cila u filmua dhe u publikua edhe në rrjetet sociale.
Sipas policisë, autori i dyshuar është një 14-vjeçar, i cili dyshohet se theu xhamat e marketit me një çekiç, me qëllim vjedhjen e subjektit. Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan çekiçi i përdorur në ngjarje, si edhe veshjet që i mituri mbante në momentin e tentativës.
Për shkak të moshës, ndaj 14-vjeçarit po kryhen procedurat ligjore në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi
Tentoi të vidhte me thyerje, në një market në pedonalen e qytetit, identifikohet dhe shoqërohet pak orë pas krimit, autori i dyshuar.
Sekuestrohen sendi i fortë (çekiç) me të cilin 14-vjeçari theu xhamat e subjektit, dhe veshjet që mbante në momentet e krimit.
Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit (rast i pasqyruar dhe në rrjete sociale), specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për kapjen e autorit.
Si rezultat i këtyre veprimeve, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel