Rriten vjedhjet gjatë verës, mbi 1 mijë raste në 6 muaj. Hajdutët shfrytëzojnë banesat pa mbikqyrje

16/07/2026 15:42

3 të rinj një ditë më parë përfunduan në prangat e policisë së Vlorës pasi dhunuan dhe kërcënuan me armë lodër një 70 vjeçar për ta grabitur.

3 të rinj një ditë më parë përfunduan në prangat e policisë së Vlorës pasi dhunuan dhe kërcënuan me armë lodër një 70 vjeçar për ta grabitur.

Por ky nuk është një rast I izoluar përgjithësisht gjatë verës shënohet një rritje e ndjeshme e rasteve të vjedhjeve në banesa, biznese dhe automjete. Teksa shumë qytetarë largohen për të shijuar ditët e nxehta në bregdet apo në vende turistike, hajdutët përfitojnë nga banesat e lëna pa mbikëqyrje duke targetuar kasafortat, paratë cash apo sendet me vlere.

Kryesish të rinj dhe përsëritës të veprës penale të vjedhjes shfrytëzojnë çdo hapësirë për të kapërcyer dritare apo thyer dyer dhe futen brenda shtëpive që kanë targetuar.

Por edhe 6 muajt e parë të këtij viti kanë qenë të mbushur me raste vjedhjesh. Gjatë periudhës janar-qershor, në shkallë vendi janë regjistruar 1191 raste të vjedhjeve ndër to 38 me dhunë dhe 4 nën kërcënimin e armëve.

Për këtë vepër penale blutë kanë vënë në pranga 315  persona si dhe kanë shpallur në kërkim 137 të tjerë.

 

Top Channel