Lionel Messi favoriti i madh për fitimin e “Topit të Artë”, kryeson parashikimet. Zbardhet renditja aktuale e yjeve

16/07/2026 09:51

Lionel Messi është rikthyer në qendër të vëmendjes për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, pasi është bërë favoriti kryesor në disa prej parashikimeve për fituesin e ardhshëm.

Sipas të dhënave të platformës së parashikimeve Polymarket, Messi ka aktualisht 32% mundësi të vlerësuara për të fituar çmimin, duke lënë pas rivalët e tij në garën për trofeun individual më të rëndësishëm në futboll.

Forma e tij me Argjentinën dhe paraqitjet vendimtare në Kupën e Botës 2026 kanë rritur ndjeshëm kuotat e sulmuesit 39-vjeçar, i cili vazhdon të shkruajë histori edhe në fazat e fundit të karrierës.

Nëse do të triumfonte sërish, Messi do të shtonte një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme, pasi ai e ka fituar “Topin e Artë” më shumë herë se çdo futbollist tjetër.

Duhet thënë se shanset më të mëdha janë që “Topin e Artë” ta fitojë një prej lojtarëve të Spanjës dhe Argjentinës. Fituesja e Kupës së Botës me siguri do të jetë përcaktuese edhe për këtë çmim individual.

Top Channel