Arma që nuk “u shkrep”/ Messi dhe Argjentina zbulojnë “sekretin” e Pickfordit për penalltitë, shishja me shënime mbeti në fushë

16/07/2026 09:15

Një episod i pazakontë ka bërë xhiron e rrjetit pas fitores së Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Jordan Pickford harroi në fushë shishen e tij të ujit, në të cilën kishte të shkruara shënime me analizën dhe drejtimet e preferuara të penalltive për lojtarët argjentinas.

Pamjet tregojnë se pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Argjentinës, mes tyre edhe Lionel Messi, gjetën shishen e Pickfordit dhe e morën me vete, duke zbuluar informacionet që portieri anglez kishte përgatitur në rast se sfida do të shkonte te gjuajtjet e penalltive.

Megjithatë, Anglia nuk pati mundësi ta përdorte atë “armë”, pasi Argjentina fitoi ndeshjen 2-1 brenda 120 minutave dhe siguroi kualifikimin në finalen e Botërorit pa qenë nevoja e ekzekutimit të penalltive.

Shishja e Pickfordit, e cila përmbante udhëzime për çdo lojtar kundërshtar, është kthyer në një nga momentet më të komentuara të pasndeshjes dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me tifozët që e cilësojnë si një detaj interesant të sfidës mes dy kombëtareve.

Top Channel