Foto/ Fund i hidhur për “Tre Luanët”, mediat britanike vajtojnë eliminimin e Anglisë nga Argjentina
Është bërë publik dokumenti që anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, kërkoi të lexohej gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kërkesë që solli edhe përplasjen e saj me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Rezoluta, e depozituar sipas Kuçanës 24 orë para mbledhjes, përmban kritika të forta ndaj mënyrës së funksionimit të Partisë Demokratike, kërkon mbështetje të plotë për protestat qytetare kundër qeverisë dhe propozon një sërë reformash të brendshme në parti.
Në dokument thuhet se protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe diasporë kanë treguar se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga Partia Demokratike. Sipas autorëve të rezolutës, reagimi zyrtar i PD-së ndaj protestave ka qenë i pamjaftueshëm, ndërsa partia ka devijuar nga parimet e procesit të Rithemelimit.
Një nga kërkesat kryesore është që Këshilli Kombëtar të miratojë një rezolutë për mbështetjen pa kushte të protestës qytetare, duke u bërë thirrje demokratëve t’i bashkohen protestave si qytetarë, pa i organizuar ato politikisht.
Dokumenti kërkon gjithashtu që PD të mbështesë zyrtarisht pesë kërkesat e Grupit Koordinues të Protestës, ku si prioritet përmendet dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike, si edhe të dënojë dhunën policore ndaj protestuesve.

Rezoluta propozon edhe një platformë për riorganizimin e Partisë Demokratike, përmes krijimit të një Forumi të Intelektualëve dhe një Forumi Studentor për Shpëtimin e Shqipërisë, me synimin për të afruar figura nga shoqëria civile, diaspora dhe të rinjtë në vendimmarrjen e partisë.
Një nga pjesët më të forta të dokumentit është ajo që flet për “çrrënjosjen e mulizimit”, i cilësuar si një model klanor që, sipas autorëve, ka dëmtuar jetën e brendshme të Partisë Demokratike.

Në rezolutë kërkohet gjithashtu vendosja e parimit të papajtueshmërisë së funksioneve drejtuese për personat që kanë lidhje ekonomike ose biznesi me oligarkë të lidhur me qeverinë, si dhe transparencë të plotë në emërimet dhe përzgjedhjen e drejtuesve të partisë.
Publikimi i këtij dokumenti vjen pasi mbledhja e Këshillit Kombëtar u shoqërua me tensione.
Ilirjana Kuçana kërkoi që rezoluta të lexohej në sallë, por Sali Berisha iu përgjigj se paraqitja e saj duhej të ndiqte procedurat e përcaktuara në statut. Pak minuta pas debatit, Partia Demokratike ndërpreu transmetimin e sinjalit për mediat nga mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Top Channel