Aksident tragjik në Cërrik/ Automjetet përplasen ‘kokë më kokë’, dy persona humbin jetën në vendngjarje

14/07/2026 19:22

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvias.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin përballë, duke shkaktuar pasoja fatale. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, Qemal Çala 63 vjeç dhe Drilon Tabaku 38 vjeç kanë humbur jetën në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ballore ka ardhur si pasojë e parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve dhe shpejtësisë shumë të madhe të lëvizjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur  shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një ndër problematikat më shqetësuese në vend, ndërsa autoritetet u bëjnë  apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin shpejtësinë e lartë.

Top Channel