Basti i veçantë në kuadër të Botërorit, Norwegian Airlines sfidon British Airways

11/07/2026 13:15

Në pritje të sfidës në fushën e lojës mes Norvegjisë dhe Anglisë, në Instagram ka nisur një tjetër ndeshje; ajo mes dy kompanive ajrore të vendeve respektive.

Norwegian Airlines ka sfiduar British Airways në një bast shumë të veçantë; kompania ajrore e vendit që humbet do të duhet të zëvendësojë për 24 orë logon e saj me atë të kompanisë rivale.

British Airways e pranoi sfidë duke e rritur dozën: ‘Mos vini baste që nuk mund të fitoni’-shkruante kompania ajrore britanike. E gjithë kjo ka përfshirë edhe kompani të tjera ajrore me ITA Airways që bëri një batutë autoironike: ‘Përpara 20 vitesh ngrinim kupën e botës, sot vetëm mund të komentojmë. Si fluturon koha…’

Skyscanner u vetëkandidua si arbitër i sfidës: ‘Nëse ju duhet një arbitër dini ku të na gjeni’, ndërsa SWISS deklaroi me tone shakaje: ‘Nuk kemi kohë për kokoshka, duhet të përgatitemi për Messin’. E kështu me radhë komentet e tjera…

Në prag të ndeshjes, Norwegian dhe British Airways kanë konfirmuar se sfida nisi duke publikuar një video ku në mënyrë simbolike shkëmbenin USB me logot respektive, gati për të mbajtur premtimin në fund të ndeshjes çerekfinale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Norwegian (@flynorwegian)

Top Channel