FIFA nxjerr në shitje bileta shtesë për finalen, çmimi shkon deri në…33 mijë dollarë
Franca po pret. Spanja dhe Belgjika sfidohen sot në një ndeshje mjaft të fortë, që mund të thuhet se është testi më i madh që janë përballur të dyja skuadrat deri në këtë fazë të Botërorit.
Iberikët janë padyshim favoritët e kësaj sfide dhe kërkojnë të shkojnë në gjysmëfinale. Në këtë fazë të parë të kompeticionit ata nuk kanë arritur në asnjë moment të tregojnë atë që pamë në Europian, por fakti është se performanca ka ardhur në rritje.
Nga ana tjetër, Belgjika vjen pas një fitoreje bindëse dhe imponuese ndaj SHBA-ve dhe do të tentojë të mos e ulë nivelin. Mungesa e madhe te Spanja vijon të jetë Nico Williams, i cili mund të marrë disa minuta në pjesën e dytë.
Surpriza tjetër e madhe është Pedri, që e nis nga stoli për t’i lënë vendin Fabian Ruiz. Në ndeshjen e fundit mesfushori i katalanasve nuk dhuroi një paraqitje në nivelin e tij të zakonshëm. Sakaq, Belgjika ka përzgjedhur të zakonshmit, teksa Lukaku e nis sërish nga stoli.
Lajmi i keq pë Garcian erdhi në minutat para ndeshjes, kur u desh të nxirrte Tielemans nga formacioni për shkak dëmtimi. Vendin e tij e zuri Vaneken.
REZULTATI LIVE
Spanjë-Belgjikë 0-0
NGJARJET KRYESORE
21’ Shansi i parë i madh vjen në këtë moment të lojës, me Yamal, që godet mjaft mirë nga jashtë zonës, por një devijim minimal i mohon golin.
16’ Spanja dominon lojën në çdo aspekt, mban topin dhe nuk e lë Belgjikën të avancojë thuajse në asnjë moment. Nga ana tjetër, heziton në sulm dhe duket sikur pret momentin perfekt.
1′ Nis ndeshja, luhet për gjysmëfinalen e parë.
FORMACIONET ZYRTARE
Spanja (4-2-3-1): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurrella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal; Trajner: L. De La Fuente;
Belgjika (4-2-3-1): Courtois; De Cuyper, Mechele, Ngoy, Castagne; Raskin, Vaneken; Doku, De Bruyne, Trossard, De Ketelaere; Trajner: R. Garcia;
Top Channel