Koncerti i Kanye West në Kashar në 11 Korrik, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.
Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje.
Në lidhje me ngjarjen, për korrespondentin e Top Channel, Klodian Zhivani, ka folur Zoje Nika, një banore e zonës, e cila gjithashtu ishte e afërme e çiftit. Ajo shprehet e çuditur nga ngjarja, pasi nuk ka vënë asnjëherë re më parë konflikte mes çiftit.
“Ky zotëri (autori) ka qenë gjithnjë i mirë, i ndershëm. Na merrte në makinë, shkonim, vinim. Njeri shumë i mirë, edhe gruaja. As asaj nuk i është dëgjuar kurrë ndonjë fjalë e keqe. Ne na vjen shumë keq që u shua një familje kaq e mirë.
Kam pasur shumë respekt për këtë gruan, sepse ka qenë shumë e mirë. Unë kam qenë shpesh në shtëpinë e tyre dhe asnjëherë nuk kam ndjerë debate. Nuk kam parë asnjë shenjë xhelozie”, u shpreh banorja.
Top Channel