Trump sulmon Spanjën pas përplasjeve me NATO-n: Partner i tmerrshëm, do ndërpresim tregtinë

08/07/2026 11:08

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj NATO-s dhe veçanërisht ndaj Spanjës, duke deklaruar se nuk është i kënaqur me aleancën dhe duke kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me Madridin.

Gjatë një deklarate, Trump kritikoi Spanjën për atë që ai e cilësoi si mungesë kontributi në NATO, duke e quajtur vendin “një partner të tmerrshëm”.

Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë. Nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën”, u shpreh Trump.

Ai u kërkoi zyrtarëve amerikanë të shqyrtojnë ndërprerjen e tregtisë dhe vizitave me Spanjën, duke pretenduar se vendi do të rikthehej për të kërkuar marrëdhënie më të afërta me SHBA-në.

Trump tha gjithashtu se mbetet i pakënaqur me NATO-n për qëndrimet e aleatëve lidhur me çështje si Groenlanda dhe Irani, duke theksuar se disa vende nuk kanë ndihmuar mjaftueshëm sipas tij.

Top Channel