Amerikanët nuk e pranojnë humbjen, i bëjnë kërkesën e pazakontë Presidentit Trump: Ktheje skuadrën në Botëror
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka reaguar pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Botës, duke dërguar një mesazh mbështetjeje për tifozët brazilianë.
Pas humbjes ndaj Norvegjisë që i dha fund rrugëtimit të “Seleçaos” në turne, tekniku italian shkroi në rrjetet sociale se zhgënjimi është i madh, por puna për ndërtimin e një ekipi konkurrues do të vazhdojë.
“Sot dhimbja është e madhe. Por besimi në atë që po ndërtojmë mbetet i pandryshuar. Ne vazhdojmë të punojmë për ekipin tonë kombëtar. Gjithmonë së bashku. Gjithmonë Brazil!”, ishte mesazhi i Ancelottit.
Eliminimi solli zhgënjim të madh në Brazil, një nga kombëtaret më të suksesshme në historinë e futbollit, ndërsa Ancelotti kërkon të ruajë optimizmin për të ardhmen dhe projektin e tij me skuadrën kombëtare.
Top Channel