Shkolla bëhet stadium, nxënësit shikojnë ndeshjen e Botërorit në orarin e mësimit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vlerësuar sulmuesin e Anglisë, Harry Kane, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës.
Kane ka shënuar deri tani gjashtë gola në turne, ndërsa i fundit erdhi në fitoren dramatike të Anglisë 3-2 ndaj Meksikës.
Në një reagim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump nuk kurseu elozhet për kapitenin e “Tre Luanëve”.
“Harry Kane i Anglisë është një lojtar i shkëlqyer”, shkroi presidenti amerikan.

Sulmuesi i Anglisë ka qenë një nga protagonistët kryesorë të turneut, duke udhëhequr ekipin e tij drejt fazave të avancuara dhe duke u shndërruar në një nga kandidatët për “Këpucën e Artë”.
Anglia vijon rrugëtimin e saj në Botëror, ndërsa forma e Kane po shihet si një nga faktorët kryesorë të suksesit të skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel.
Top Channel