Goditje e rëndë për Milanin, sulmuesi që ishte në shitje nga kuqezinjtë merr dëmtimin e rëndë në Botëror

06/07/2026 12:19

Milani ka marrë një goditje të rëndë në prag të sezonit të ri. Sulmuesi Santiago Gimenez, i cili prej javësh është përfolur edhe për një largim të mundshëm nga kuqezinjtë gjatë merkatos së verës, ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për rreth dy muaj.

Futbollisti meksikan u lëndua në minutat shtesë të sfidës së Kupës së Botës mes Meksikës dhe Anglisë. Gimenez u largua nga fusha me barrelë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë, duke u transportuar menjëherë në spital për ekzaminime.

Analizat mjekësore përjashtuan një frakturë, por konfirmuan një ndrydhje të shkallës së dytë në kyçin e këmbës, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushave për afro tetë javë.

Ky zhvillim përbën një lajm aspak pozitiv për Milanin, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në merkato. Emri i Gimenez ishte përfshirë mes lojtarëve që mund të largoheshin këtë verë në rast të një oferte të kënaqshme, por dëmtimi mund të komplikojë çdo negociatë të mundshme.

Top Channel