Tirana bëhet qendra e dialogut ndërfetar në Europë, liderët fetarë nga 7 vende japin mesazhe të forta për paqen Temperaturat e larta të ditëve të fundit po vënë në provë jo vetëm banorët, por edhe mijëra turistët që vizitojnë çdo ditë Gjirokastrën.
Nën vapën përvëluese, çadrat, kapelet dhe shishet e ujit janë kthyer në mjetet e vetme për t’u mbrojtur nga i nxehti. Por, ndryshe nga shumë qytete turistike, Gjirokastra nuk ofron asnjë çezmë publike funksionale ku qytetarët dhe vizitorët të mund të pinë ujë apo të mbushin një shishe.
Edhe çezmat e vendosura në sheshin “Çerçiz Topulli”, prej kohësh janë jashtë funksionit, duke lënë një boshllëk të dukshëm në shërbimet publike.
Në një qytet që pret mijëra vizitorë nga e gjithë bota dhe promovon vlerat e tij historike e kulturore, mungesa e një shërbimi kaq elementar bie në sy. Banorët shprehen se rikthimi në funksion i çezmave ekzistuese dhe vendosja e pikave të reja me ujë të pijshëm do të ishte një investim i vogël, por me ndikim të madh në përmirësimin e jetës së përditshme dhe të përvojës së çdo vizitori në qytetin e gurtë.
Top Channel