Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…
Babë e bir janë vënë në pranga në Kukës pasi kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, kurse djali tjetër është shpallur në kërkim.
Policia ka proceduar penalisht edhe kryetarin e fshatit Vlahën, ndërsa në banesën e të arrestuarve ka sekuestruar edhe municione luftarake.
Qarku Kukës / Vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Vlahën.
Identifikohen 3 shtetas si autorë të dyshuar të rastit (babai dhe 2 djemtë). Vihen në pranga 2 nga këta shtetas, punohet për kapjen e tjetrit.
Sekuestrohen municion luftarak dhe 5 m fitil zjarrpërcjellës, që u gjetën në banesën e tyre.
Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Vlahën, për shpërdorim detyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Qaf Prush, kanë vijuar me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë Has, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan si autorë të dyshuar, shtetasit Rr. U ., 70 vjeç dhe B. U., 34 vjeç (babë dhe bir), banues në fshatin Vlahën, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i 70-vjeçarit, shtetasi A. U., 44 vjeç.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Rr. S., 58 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Vlahën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Kukës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtrisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel