Shtëpia përfshihet nga flakët në një fshat të Lushnjes, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike
03/07/2026 12:57
Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në një banesë në Krutje të Sipërme, në qytetin e Lushnjës.
Sipas korrespondentit të Top Channel, Bledar Korreshi, zjarri ka djegur një dhomë të shtëpisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Top Channel