Sulm masiv me dronë në Kiev, shkon në 21 numri i viktimave/ Zelensky: Dëmet do ishin më të vogla nëse aleatët do mbanin premtimin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi një video e publikuar në rrjet ka regjistruar momentin kur një veteran 62-vjeçar i ushtrisë amerikane u qëllua për vdekje në parkingun e një dyqani Walmart në Florida, pas një debati që dyshohet se nisi për një vend parkimi.
Ngjarja ndodhi të martën pasdite në North Lauderdale, ku Bart DiGuglielmo u përfshi në një debat verbal me një grua në parkingun e dyqanit. Sipas mediave amerikane dhe informacioneve të bëra publike, situata u përshkallëzua brenda pak sekondash, ndërsa 62-vjeçari iu afrua gruas.
Pamjet filmike tregojnë gruan duke nxjerrë një armë dhe duke qëlluar ndaj veteranit, ndërsa ai ndodhej disa metra larg saj. Pas të shtënave, burri shihet duke mbajtur barkun me duar dhe më pas rrëzohet në tokë.
DiGuglielmo u transportua me urgjencë në një spital lokal, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Autoritetet e Qarkut Broward kanë nisur hetimet dhe po analizojnë pamjet filmike, si edhe dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje.
A parking dispute at a Walmart in Broward County, Florida, ended with a 62-year-old man dead after a woman shot him. She claims self-defense. No charges have been filed. pic.twitter.com/TyXYNcmvuU
— Breaking911 (@Breaking911) July 2, 2026
Sipas raportimeve, pas incidentit gruaja qëndroi në vendngjarje deri në mbërritjen e policisë, duke vendosur armën mbi automjetin e saj. Dëshmitarët thanë se ajo ndodhej në gjendje të rënduar emocionale, ndërsa raportet paraprake sugjerojnë se ajo pretendon se veproi në vetëmbrojtje.
Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha provat për të vendosur nëse do të ngrihen akuza penale ndaj autores së të shtënave. Rasti ka nxitur një debat të ri në Shtetet e Bashkuara mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe përshkallëzimin e konflikteve të përditshme në ngjarje me pasoja fatale.
Top Channel