“Jo vetëm Irani dhe fqinjët, por këtu është përfshirë edhe Kremlini”, Balla në Kuvend: PD nuk erdhi se kishte frikë nga vezët 02/07 12:04
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur normalisht, ndërkohë që jashtë parlamentit vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Kryeparlamentari Niko Peleshi e çeli seancën duke lexuar rendin e ditës.
Në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e PS dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.
Ndërkohë grupi parlamentar i PD-së ka njoftuar se nuk do jetë prezent në seancën e sotme.
Top Channel