Eliminimi që u kthye në triumf shpirtëror, ja pse Japonia na bëri të gjithëve të dashurohemi pas kulturës së saj
Performanca e Portugalisë në Kupën e Botës po shoqërohet me kritika të forta, ndërsa një nga emrat që po bie më shumë në sy për rënie forme është mesfushori i PSG-së, Vitinha.
Sipas analizave, Portugalia nuk po arrin të shfrytëzojë cilësitë e tij si në klub, ku ai është një nga organizatorët më të mirë të lojës në Europë nën drejtimin e Luis Enrique. Në turne, megjithatë, ai po kalon pothuajse pa ndikim.
Në tre ndeshje, Portugalia ka regjistruar dy barazime dhe një paraqitje të dobët ndaj Kongos në debutim, ndërsa edhe ndeshja e fundit ndaj Kolumbisë ka ngritur shqetësime për nivelin e ekipit. Kjo ka bërë që shumë analistë ta cilësojnë Portugalinë si një nga zhgënjimet e turneut.
Problemi kryesor, sipas analizës, qëndron te mënyra se si është ndërtuar mesfusha: në PSG, Vitinha luan në një sistem të lëvizshëm me João Neves dhe Fabián Ruiz, ndërsa te Portugalia rolet janë më të ngurta dhe më pak të përshtatshme për stilin e tij. Kjo bën që ai të ketë më pak hapësirë për të krijuar lojë.
Statistikat e tij e pasqyrojnë këtë rënie: rreth 250 minuta lojë, 579 prekje të topit, 281 pasime dhe vetëm 2 raste të krijuara, shifra dukshëm më të ulëta se mesatarja e tij te PSG.
Portugalia, e cila ka kaluar grupin pas Kolumbisë, pritet të përballet me një rrugë të vështirë në fazën tjetër, me Kroacinë dhe potencialisht Spanjën, ndërsa kritikat për lojën e saj po shtohen gjithnjë e më shumë.
Top Channel