Botërori 2026/ Dëmtohet Paqueta, në dyshim për ndeshjen me Norvegjinë
Norvegjia është skuadra e radhës e kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të Botërorit, pas triumfit 1-2 ndaj Bregut të Fildishtë.
Sfida e luajtur në Dallas të Teksasit nisi me ritëm të ulët nga skuadrat, teksa takimi u zhbllokua nga Nusa në minutën 39’.
Baraspesha u vendos nga Diallo në të 74’, duke sjellë shpresë për “Elefantët”.
Gjithsesi, në minutën e 86’, ishte Erling Haaland i cili shtyu topin drejt rrjetës, duke i sjellë kualifikimin “Vikingëve”.
Me këtë fitore, Norvegjia avancon në fazën e 1/8-ave, aty ku e pret Brazili, ndërsa Bregu i Fildishtë i thotë lamtumirë Botërorit me kokën lartë.
REZULTATI:
Bregu i Fildishtë 1-2 Norvegji
Diallo 74′ / Nusa 39′, Haaland 86′
NGJARJET KRYESORE:
90+8′ Mbyllet sfida me fitoren e Norvegjisë!
86′ Goool Norvegjia 1-2/ Haaland merr një top në zonë dhe e shtyn drejt rrjetës. (Video)
74′ Goool Bregu i Fildishtë 1-1/ Amad Diallo lëvizi bukur dhe me një gjuajtje brenda zonës rikthen baraspeshën. (Video)
55′ Pepe provon me një gtjuajtje brenda zone, por ndalet nga portieri.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+5′ Mbyllet pjesa e parë!
39′ Goool Norvegjia 0-1/ Nusa lëshon një gjuajtje të bukur me të djathtën dhe topi përfundon në trekëndëshin e portës. (Video)
36′ Haaland godet me kokë, por ndalet nga Fofana.
1’ Nis sfida në Teksas!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel