“Hydration Break” në Botëror i pëlqen vetëm legjendës Beckham, arkëton dhjetëra miliona euro nga reklamat
Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, emri i Jurgen Klopp është përmendur gjerësisht si kandidati kryesor për të zëvendësuar Julian Nagelsmann në stolin e kombëtares.
Ish-trajneri i Liverpoolit ishte i pranishëm në stadium në rolin e komentatorit televiziv dhe u pyet për mundësinë që të marrë drejtimin e “Panzerëve”.
“Nuk kam menduar ende për këtë. Edhe unë, si trajner, kam përjetuar shumë herë situata kur një ëndërr e madhe është shkatërruar. E kuptoj që, kur flitet për trajnerin e kombëtares së Gjermanisë, përmendet emri im. Por nuk është momenti i duhur për të folur për këtë, sidomos jo me mua”, deklaroi Klopp për MagentaTV.
Ai theksoi gjithashtu se është i përkushtuar ndaj detyrës së tij aktuale dhe nuk dëshiron të flasë për të ardhmen menjëherë pas eliminimit të kombëtares.
“Kam një punë që e bëj me shumë kënaqësi. Dhe, nga sa kam dëgjuar, posti i trajnerit të Gjermanisë nuk është një punë me kohë të pjesshme. Sot Gjermania u eliminua dhe nuk është momenti që të mendoj për figurën e Jürgen Klopp”, përfundoi ai.
Top Channel