Seanca plenare/ Protestuesit qëllojnë me vezë, hedhin plehrat mbi makinat e deputetëve

30/06/2026 11:53

Protesta e njoftuar ditën e sotme para Parlamentit është shoqëruar sërish me tensione.

Qytetarët kanë qëlluar me vezë në drejtim të Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare e cila ka nisur që prej orës 10:00.

Po ashtu ata kanë hedhur plehrat mbi makinat e deputetëve të cilat ndodhen të parkuara para institucionit.

Ndërkohë, më herët grupi i protestuesve që ndodheshin para Parlamentit kanë pritur deputetët, të cilët u futën në sallë për seancën plenare, duke i shoqëruar me thirrjet: “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën para Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë afruar aty edhe një kosh mbeturinash duke shkruar emra deputetësh mbi të.

Top Channel