“Lironi protestuesit”/ Shoqërimi i disa personave në komisariat, qytetarët shkojnë të Drejtoria e Policisë: Turp, turp
GJKKO ka dënuar me 14 vite burg Samir Rosales Rodriguez, shtetasin kolumbian që sipas hetimeve kishte rolin e kimistit në laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Ishte prokurori i çështjes, Adnan Xholi, kishte kërkuar dënimin e tij me 14 vite burg, ndërsa ka bërë me dije se autoritetet shqiptare janë në pritje të ekstradimit të të pandehurit.
Sipas hetimeve të SPAK, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë, më pas në Mal të Zi dhe në Shqipëri, me detyrën për të nxjerrë kokainën e përzier nga plehu organik.
Sasia e drogës që dyshohet se do të përpunohej në laborator llogaritet në rreth 480 kilogramë.
Ngarkesa kishte hyrë në Shqipëri në shtator të vitit 2022 dhe ishte transportuar drejt Frakullës së Madhe në Fier.
Gjatë hetimeve, SPAK ka dokumentuar se kimisti mori një kampion nga ngarkesa, duke konfirmuar praninë e kokainës në plehun organik. Hetimi lidhur me laboratorin e kokainës nisi në vitin 2022, pas zbulimit të ngarkesës në magazinën e familjes Çervanaku.
Top Channel