Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit, studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën

29/06/2026 20:26

Tensionet janë përshkallëzuar ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendosën nga sheshi para Kryeministrisë te Universiteti Politeknik.

Protestuesit dhe rojet e universitetit janë përplasur fizikisht, ndërsa studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën.

Sipas tyre, policia ndërhyri duke i rrëzuar studentëve banderolën që kishin shpalosur në katin e sipërm të universitetit.

Në videot e siguruara nga Top Channel, disa nga proetstuesit që janë futur brenda në universitet, kanë dëmtuar xhamat e dritareve, por edhe pajisjet të cilat gjendeshin në auditorë.

Top Channel