Uruguai në kaos pas eliminimit në Botëror, lojtarët detyrohen të fluturojnë për në shtëpi me shpenzimet e tyre
Edicioni i parë i Kupës së Botës me 48 skuadra po rezulton historik për futbollin afrikan. Falë formatit të ri të turneut, një numër rekord i kombëtareve nga kontinenti afrikan ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Në total, plot nëntë përfaqësuese afrikane kanë kaluar fazën e grupeve, një arritje e paprecedentë në historinë e Botërorit. Për krahasim, para këtij edicioni vetëm gjashtë vende afrikane kishin arritur ndonjëherë të kualifikoheshin në fazën eliminatore: Maroku, Nigeria, Senegali, Kameruni, Gana dhe Algjeria.
Tre kombëtare siguruan kualifikimin duke përfunduar në vendin e dytë të grupeve të tyre: Maroku, Bregu i Fildishtë dhe Egjipti.
Ndërkohë, gjashtë skuadra të tjera avancuan si disa nga ekipet më të mira të vendeve të treta: Republika Demokratike e Kongos, Afrika e Jugut, Gana, Algjeria, Senegali dhe Kepi i Gjelbër.
E vetmja kombëtare afrikane që nuk arriti të kalojë grupin ishte Tunizia, e cila e mbylli pjesëmarrjen me zero pikë dhe një golavarazh negativ prej -10. Tunizianët u mposhtën në të tre ndeshjet e grupit, ndaj Suedisë, Japonisë dhe Holandës.
Formati i ri me 48 skuadra ka rritur ndjeshëm mundësitë për kombëtaret nga kontinente të ndryshme, ndërsa Afrika ka përfituar më shumë se kurrë, duke vendosur një rekord të ri për numrin e ekipeve të kualifikuara në fazën me eliminim direkt.
Top Channel