Shqetësim te Egjipti për Mohamed Salah, kapiteni dëmtohet ndaj Iranit dhe ngre alarm para fazës me eliminim direkt

27/06/2026 12:57

Kombëtarja e Egjiptit ka marrë një lajm shqetësues për gjendjen fizike të Mohamed Salah, pas barazimit 1-1 ndaj Iranit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Kapiteni egjiptian u detyrua të largohej nga fusha pasi kërkoi vetë zëvendësimin në minutat e para të pjesës së dytë, duke lënë të kuptohet se nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike.

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, deklaroi pas ndeshjes se është ende herët për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, por situata nuk duket serioze.

“Do ta vlerësojmë gjendjen e tij. Është shumë herët për të thënë diçka të saktë, por nuk duket një dëmtim serioz,” u shpreh Hassan.

Salah u pa dukshëm i frustruar në momentin e zëvendësimit, duke ngritur shqetësime te tifozët egjiptianë për gjendjen e tij përpara fazës së eliminimit direkt.

Pavarësisht barazimit, Egjipti arriti të sigurojë kualifikimin në vendin e dytë të grupit dhe tashmë pret sfidën e ardhshme me Australinë.

Top Channel