Spanja në alarm për dëmtimet, Williams me problem kronik. Trajneri De la Fuente me sulm të boshatisur
Quhet Enrique Macaya Marquez, është gazetar me profesion dhe…në moshën 91 vjeçare po mbulon botërorin e tij të 18 në karrierë. Gazetari argjentinas e ka nisur rrugëtimin e tij në vitin e largët 1958 në Botërorin e Suedisë i fituar nga Brazili i Pele dhe tani është në SHBA duke ndjekur Argjentinën e Lionel Messit.
Ditën e premte, 91 vjeçari ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni në prag të ndeshjes me Jordaninë, për të bërë detyrën e tij siç e ka bërë një jetë të tërë. Mësohet se ishte pikërisht ai që e hapi atë konferencë shtypi me një pyetje të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.
‘Më lër të të pyes. A do të luajë Messi apo jo kundër Jordanisë?-ishte pyetja e 91 vjeçarit që mori menjëherë përgjigjen
‘Për këtë temë nuk do t’i përgjigjesha asnjë gazetari tjetër…por kjo pyetje erdhi nga ju dhe kështu që po jua them: Messi nuk do të jetë në formacion-ishte përgjigjja e Scalonit për pyetjen e gazetarit –Të respektoj shumë, jam krenar qe je këtu’.
Në përfundim të konferencës për shtyp, Scaloni shkoi në drejtim të gazetarit legjendar argjentinas për ta takuar, përqafuar atë në shenjë respekti të madh, për të dhuruar një nga momentet më emocionues të këtij botërori.
91 year old legendary Argentinian journalist Macaya Márquez was in press conference, covering his 18th (!) World Cup 🐐
“Let me ask you… will Messi play against Jordan or not?” 😬
“I’d never reply to any journalist on this topic now… but it is coming from you, and so I tell… pic.twitter.com/KrTZqq64dk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 27, 2026
Top Channel