Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, me 12 të tillë barazohet rekordi i ‘Rusi 2018’
Kombëtarja e Ganës ndodhet në një situatë të hapur në Grupin L të Kupës së Botës, ku ende mund të përfundojë e para, e dyta ose e treta, në varësi të rezultateve të ndeshjeve të fundit që luhen në mbrëmje.
Skuadra e drejtuar nga Carlos Queiroz ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshjet e para dhe në raundin e fundit do të përballet me Kroacinë.
Nëse Gana arrin fitoren, atëherë siguron të paktën vendin e dytë dhe madje mund të përfundojë e para, nëse Anglia nuk fiton ndaj Panamasë ose nëse fiton me diferencë më të vogël golash. Gjithsesi, afrikanët mund të kualifikohen edhe me humbje, nëse renditen si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta.
Megjithatë, ekziston një faktor i rëndësishëm që mund ta komplikojë situatën në rast se Gana avancon si nënkampione. Në atë rast, ndeshja e tyre në fazën eliminatore do të zhvillohej në Kanada, konkretisht në Toronto, vend ku Thomas Partey nuk lejohet të udhëtojë.
Mesfushori i Villarrealit nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e parë të turneut, pasi po përballet me një proces gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar për akuza të rënda.
Top Channel