Befason Jurgen Klopp: Undav? Nuk e dija që është gjerman, kërkova në Google
Bosnja dhe Hercegovina ka përjetuar një natë historike festimesh, pasi kombëtarja siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, duke shkaktuar entuziazëm të jashtëzakonshëm në të gjithë vendin.
Menjëherë pas fitores 3-1 ndaj Katarit, rrugët e Sarajevës u mbushën me mijëra tifozë që dolën për të festuar një arritje historike për futbollin boshnjak.
Fishekzjarrë, këngë dhe brohoritje pushtuan kryeqytetin, ndërsa festimet vijuan deri në orët e para të mëngjesit. Tifozët u mblodhën në sheshet kryesore, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar këngë kushtuar kombëtares.
Kliko këtu për videon.
Atmosferë e ngjashme u regjistrua edhe në qytete të tjera të vendit, ku qytetarët festuan nëpër rrugë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, duke e cilësuar kualifikimin si një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit boshnjak.
Kliko këtu për videon.
Ndërkohë, në Novi Pazar, qindra tifozë u mblodhën për të ndjekur ndeshjen në ekrane të mëdha publike, duke shpërthyer në festë sapo u konfirmua rezultati dhe kualifikimi.
Top Channel