E “bllokoi” ndaj Ganës në barazimin pa gola, magjistari vendos të largojë mallkimin ndaj Harry Kane për ndeshjet në vijim
Qyteti i Ravennës po përgatitet të presë Ronaldinhon, pas marrëveshjes së arritur mes klubit të qytetit dhe ish-yllit brazilian, fitues i Topit të Artë në vitin 2005. Lajmi u bë publik gjatë një eventi të zhvilluar në Miami, ku u njoftua zyrtarisht bashkëpunimi me legjendën 46-vjeçare të futbollit botëror.
Kryebashkiaku i Ravennës, Alessandro Barattoni, e cilësoi marrëveshjen si një moment historik për sportin dhe qytetin.
“Në botën e sportit ka firma dhe ngjarje që mbeten në histori. Marrëveshja e prezantuar zyrtarisht në Miami mes Ravenna Football Club dhe Ronaldinhos është një prej atyre ngjarjeve që nuk do të harrohen kurrë. Një klub ambicioz dhe vizionar që arrin të afrojë një kampion me famë botërore”, deklaroi ai.
Barattoni shtoi se bëhet fjalë për një operacion që deri pak kohë më parë do të dukej i pamundur për tifozët e Ravennës.
“Është diçka e paimagjinueshme për çdo tifoz të Ravennës, veçanërisht për ata që kanë ndjekur ekipin ndër vite në stadiumin Benelli dhe në fushat e provincës. Ky lajm tashmë po bën që emri i Ravennës të përmendet në të gjithë botën e futbollit dhe më gjerë”, u shpreh ai.
Entuziazëm ka shprehur edhe presidenti i Rajonit Emilia-Romagna, Michele de Pascale, ish-kryebashkiak i Ravennës, i cili e konsideron këtë marrëveshje një mundësi të jashtëzakonshme promovimi për rajonin.
“Është një mundësi e madhe për t’i dhënë më shumë vizibilitet qytetit dhe Emilia-Romagnës. Një kampion që ka shkruar historinë e futbollit botëror do të ndihmojë në tërheqjen e vëmendjes së mijëra njerëzve nga e gjithë bota drejt territorit tonë. Ravenna dhe Emilia-Romagna janë gati të të mirëpresin, Gaúcho”, deklaroi ai.
Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur se tifozët mund të blejnë që tani fanellën zyrtare përmes faqes së internetit të ekipit, ndërsa pritshmëritë për ardhjen e Ronaldinhos në Ravenna vazhdojnë të rriten.
Top Channel