Cristiano vendos një rekord të pathyeshëm, por shikoni kush është shqiptari që qëndron në krah të gjigantëve të botës
Sulmuesi belg Jeremy Doku është rikthyer në Seattle, SHBA, për t’iu bashkuar përfaqësueses së Belgjikës përpara ndeshjes vendimtare të fazës së grupeve në Kupën e Botës ndaj Zelandës së Re.
Lojtari i Manchester City kishte udhëtuar më herët drejt Evropës për të qenë pranë familjes në lindjen e djalit të tij, duke munguar në ndeshjen e dytë të “Djajve të Kuq” kundër Iranit.
Shoqata belge e futbollit e përshkroi rikthimin e tij si “asistin më të rëndësishëm të jetës së tij”, duke publikuar edhe imazhe ku Doku shihet duke përqafuar shokët e ekipit dhe stafin teknik të drejtuar nga trajneri Rudi Garcia.
Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës, e cila është vendimtare për fatin e Belgjikës në grup.
Top Channel