Video/ Tensione në protestë, emigrantja me fëmijën në dorë i drejtohet ashpër organizatorit Kola: Kush je ti që më drejton? S’duam të shkojmë te Kryeministria

23/06/2026 21:22

Me tensione ka nisur sot grumbullimi i protestuesve në ditën e 24-t, të cilët u grumbulluan fillimisht te Sheshi Skënderbej.

Një nënë me fëmijën e saj në dorë i është drejtuar me tone të larta organizatorit Arben Kola, duke i thënë se nuk duan të shkojnë te Kryeministria, por te Parlamenti.

Nëna e re, emigrante, dëgjohet teksa i thotë: “Kush je ti që më drejton? Nuk dua të shkoj te Kryeministria, unë dhe një mijë të tjerë që duam të shkojmë të rrethojmë Parlamentin. Pse ikën, o zotëri? Pse nuk dëgjon? Nuk kemi kohë më.”

Kola, nga ana tjetër, i është përgjigjur: “Secili që ka një ide, të marrë një megafon dhe ta shprehë.”

Top Channel